Zbulohet se kur do të prezantohet Ramsey te Juventus

Futboll

Zbulohet se kur do të prezantohet Ramsey te Juventus

Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:18
Aaron Ramsey

Më në fund po i vije fundi telenovelës së transferimit të Aaron Ramseyt te Juventus.

Aaron Ramsey ka kohë që po lidhet me transferimin te Juventus, por deri më tani Arsenal e ka bllokuar lëvizjen.

Edhe pse mesfushori ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me skuadrën londineze, këta të fundit kërkuan 20 milionë euro nga shitja e tij.

Por, sipas Tuttosport, Bianconerët do ta transferojnë Ramseyn nga Arsenali, por jo në atë shumë.

Sipas mediumit italian, ‘Zonja e Vjetër’ do ta kompletoj transferimin e uellsianit këtë të premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat