Juventusi kërkon mbrojtësin e Chelseat

Futboll

Juventusi kërkon mbrojtësin e Chelseat

Më: 15 janar 2019 Në ora: 13:12
Emerson Palmieri

Kampionët e Italisë duan ta përforcojnë më shumë mbrojtjen.

Juventusi duket se e ka gati emrin për të zëvendësuar Leonardo Spinazzolan në rast largimi të këtij të fundit drejt Bolognas, që e kërkon në huazim.

Bëhet fjalë për një emër të njohur për Serie A, mbrojtësin e Chelseat, Emerson Palmieri.

24-vjeçari brazilian me pasaportë italiane nuk po gjen hapësira në Londër dhe do ta pëlqente një rikthim në Itali, nga ku u largua në verën e 2018-ës, duke lënë Romën.

Emerson shihet si një rezervë e Marcos Alonsos në “Stamford Bridge”, ndaj dhe një huazim drejt bardhezinjve mund të jetë një zgjidhje e mirë për të gjitha palët./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat