Ja sa para do ti marr familja e Fadil Vokrrit nga Ministria e Sportit

Futboll

Ja sa para do ti marr familja e Fadil Vokrrit nga Ministria e Sportit

Nga: K. G. Më: 15 janar 2019 Në ora: 14:21
Ja sa para do të marrë familja e Fadil Vokrrit nga Ministria e Sportit

I papërsëritshmi, Fadil Vokrri, legjenda e futbollit, që ndërroi jetë në vitin e kaluar përkatësisht me 9 qershor, sa ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, për familjen e tij u morë një vendim i rëndësishëm dhe shumë i merituar nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe të Sportit të Kosovës, ministri Kujtim Gashi.

“Të ndjerit i njihet statusi i qytetarit me merita të veçanta për kontributin e tij dhënë në promovimin e sportit në arenën ndërkombëtare. Familjes së Vokrrit, e përfaqësuar nga bashkëshortja zonja Edita dhe djemtë Gramozi e Alberti, ministri ua dorëzoi vendimin, i cili parasheh që familjes së Vokrrit i transferohen mjete financiare prej 1.000 euro në muaj”, thuhet mes të tjera nga Ministria e sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat