Ish kapiteni i Trepçës tregon të vërtetën për afrikanin se çfarë ngjau me të në Mitrovicë

Futboll

Ish kapiteni i Trepçës tregon të vërtetën për afrikanin se çfarë ngjau me të në Mitrovicë

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2019 Në ora: 14:41
KF Trepça

Ish kapiteni i Trepçës, Din Voca, tregon të vërtetën për afrikanin se çfarë ngjau me të në Mitrovicë. Voca është i revoltuar me disa shkrime të fundit dhe sipas tij nuk është ashtu siç e kanë paraqitur rastin, se afrikani ka ardhur për të luajtur në Trepçë dhe e kanë angazhuar edhe në ndërtimtari.

“Disa shkrime po qarkullojnë kinse KF Trepça po i detyron të punojnë! E unë dua ti bëj disa pyetje: Ju gazetarët dhe publik i nderuar a e dini marrëveshjen e këtyre lojtarëve te ardhur nga Afrika apo vetëm shkruani?

2. Pse ndonjë klub tjetër nuk i ofroj strehim dhe ushqim?

Përgjigje:1. Ju ndoshta nuk e dini që këta lojtarët nuk kanë kurrfarë kontrate dhe ju kanë lutur kryetarit që vetëm strehimin na siguro se ne nuk dojmë të qëndrojmë në Afrikë, pasi që këta lojtar sipas trajnerëve  dhe ekspertëve që janë në klubin Trepça nuk janë me kualitet se sa lojtarët që ka Trepça tani për momentin.

2. Disa prej këtyre lojtarëve nga Afrika ishin në prova edhe të klubi KF Trepça ‘89 dhe nuk i ndaloj askush të gjejnë klub tjetër! Shtrohet pyetja pse nuk ju siguroj ndonjë klub tjetër strehim 5 personave dhe ushqim kur prej tyre vetëm njeri luan dhe është standard?”, shkruan Voca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat