Gjilani po vazhdon me përgatitjet parasezonale

Futboll

Gjilani po vazhdon me përgatitjet parasezonale

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:02
Gjilani po vazhdon me përgatitjet parasezonale

Skuadera e Gjilanit ditën e sotme është rikthyer tek përgatitjet parasezonale. Dita e hëne ishte ditë pushimi për lojtarët e skuadrës së Gjilanit,kurse sot ata i janë rikthyer stërvitjeve.

Stërvitjet e sotme u mbajtën në ambient të mbyllur,ku për shkak temperaturave jo të përshtatshme për punë, ato sot vijuan në terren të mbyllur. Seanca e sotme stërvitore zgjati për rreth dy orë, kurse ajo u drejtua nga trajnerët e skuadrës. Stërvitja e e sotme filloi me një vrapim të lehtë ku pas sajë, futbollistët e skuadrës treningun e sotëm e vazhduan me disa ushtrime fizike që u caktuan nga trajneri kondicional i skuadrës.

Në grumbullimin e sotëm prezent ishin të gjithë futbollistët dhe gjendja e tyre është mjaftë stabile. Gjilani stërvitjet e rregullta do ti vijoj edhe ditën e nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat