Sadiku kthehet te Lugano

Futboll

Sadiku kthehet te Lugano

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:22
Sadiku kthehet te Lugano

Armando Sadiku nga Levante te Lugano. Levante nuk e huazonte dot sulmuesin dhe e ka gjetur zgjidhjen, duke e shitur te Lugano. Sekreti është një klauzolë në kontratën e bërë mes klubeve. Spanjollët kanë të drejtë ta blejnë në verë. Sigurisht që shuma do jetë simbolike, pasi kartoni i sulmuesit është i Levantes, që ka shpenzuar plot një milion euro. Te Lugano Sadiku ka luajtur edhe në dy periudha të tjera. Për herë të parë iu bashkua në vitin 2012 dhe në Challenge League ai arriti të realizonte plot 18 gola, çka bëri që Zyrich-u ta blinte më pas. Lugano është kthyer në një klub rehabilitimi për futbollistin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat