Barcelona kërkon Stuanin

Futboll

Barcelona kërkon Stuanin

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:39
Barcelona kërkon Stuanin

Barcelona vazhdon të ndjekë me shumë interes tregun e lojtarëve sa i përket repartit të avancuar. Largimi i Munir El Haddadi drejt Sevillës në fillim të këtij muaji, e ka bërë tepër të nevojshëm afrimin e një tjetër emri në “Camp Nou”, në mënyrë që të përdoret si zëvendësues i Luis Suarez, të cilit i nevojitet një frymëmarrje. Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, ndërmjet tyre dhe ai i Alvaro Moratas nga Chelsea apo Fernando Llorente por për të dy propabiliteti i transferimit drejt Barcelonës është zbehur. I fundit që lakohet këto ditë është sulmuesi i Gironas, Cristhian Stuani. 32-vjeçari, po kalon një formë mjaft të mirë, duke qenë edhe golashënuesi i tretë më i mirë i La Ligës këtë sezon, me 12 gola në 15 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat