Grezda tregon sa do të jetë jashtë pas dëmtimit të fundit

Futboll

Grezda tregon sa do të jetë jashtë pas dëmtimit të fundit

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:13
Grezda tregon sa do të jetë jashtë pas dëmtimit të fundit

Eros Grezda nuk po gjen qetësi te Rangers, klubi ku u transferua verën e kaluar. Përshtatja me klimën ka qenë një nga pengesat e nënvizuara prej vetë futbollistit tonë kuqezi, por nuk po e lënë rehat as dëmtimet. Në këtë fillimviti, kur pritej ta niste me “bateri të karikuara” mirë, është i detyruar të pushojë plot një muaj.

Shkak për këtë është bërë dëmtimi i kaviljes. Testet mjekësore, të bëra ditën e djeshme, e kanë shtangur jo pak 23-vjeçarin, i cili duhet t’i nënshtrohet për 30 ditë fazës strikte të rehabilitimit, larg shokëve të skuadrës.

Një gjë të tillë e bën të ditur për “Telesport” vetë djaloshi i talentuar, i lindur në Gjakovë.

Një “pit stop”, që vjen si pengesë e radhës për mesfushorin-sulmues, i cili ka luajtur 10 ndeshje në këtë sezon me Rangers, në kampionat, ose 578 minuta lojë, duke shënuar edhe dy gola në fitoren 7-1 të të tijve ndaj Motherwell, më 11 nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, në epokën e Christian Panucci, Grezda ka qenë zgjedhje e parë e formacionit kuqezi, ku ka regjistruar 11 ndeshje deri më tani, me një gol të shënuar në miqësoren Turqi-Shqipëri 2-3, luajtur më 13 nëntor 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat