Strakosha mes yjeve të botës!

Futboll

Strakosha mes yjeve të botës!

Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:11
Strakosha mes yjeve të botës!

Nuk ka dyshim që Thomas Strakosha i përket tashmë nivelit botëror të futbollistëve.

Portieri i kombëtares shqiptare dhe Lazios në Serinë A në Itali, është padyshim një nga më të mirët në rolin e vetë në vendin fqinj, por edhe në Europë.

Strakosha ishte në radarët e merkatos verën e shkuar, teksa Liverpool ishte ekipi që mund të blinte portierin kuqezi.

Megjithatë, asgjë nuk ndodhi dhe kjo s`do të thotë se nuk do të ndodhë në të ardhmen.

Vlerësimet e herë pas hershme e kanë bërë Strakoshën protagonist të medieve, teksa sot një sajt italian “Fantagazzetta”, e ka rreshtuar Strakoshën si portierin e formacionit ideal të datëlindjes së vitit 1995.

“Lindur në Athinë, Greqi, nga prindër shqiptarë, djali i Fotaqit portierit legjendar shqiptar i datëlindjes 1960 (nuk ka hyrë në Top 11 e vitit 1965 sepse në atë vit ka lindur Jose Luis Chilavert)”.

“Thomani ka ndjekur gjurmët e babait të tij, duke kultivuar pasionin e tij për rolin e portierit. Ai është zbulim i Igli Tares, Drejtorit të Lacios, që e solli atë në Itali dhe e bëri pjesë të “bardhekaltërve” në vitin 2012/2013. Talenti i tij ka qenë gjithmonë në ngritje nga viti në vit, duke i zënë vendin Marchettit, ndërsa po përgatitet të marrë pishtarin e Berishës te kombëtarja shqiptare”, shkruan ndër të tjera sajti italian.

Thomas Strakosha është pjesë e formacionit më të mirë të datëlindjes 1995, ku e gjen veten me emra si: Piatek, Milinkoviç, Lozano, Keita, Rabiot, Cristante, Akanji, Martial, Gimenez dhe Romangnoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat