I ndërprenë kontratën, i jep fund jetës duke u hedhur nga stadiumi

Futboll

I ndërprenë kontratën, i jep fund jetës duke u hedhur nga stadiumi

Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:43
I ndërprenë kontratën, i jep fund jetës duke u hedhur nga stadiumi

Një 60 vjeçar grek i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në stadiumin e AEK-ut. Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për një aksident pune, por më pas është zbuluar se punonjësi grek është hedhur vetë nga skela gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri.

60-vjeçari, i cili ishte babai i 2 fëmijëve, ishte informuar se kontrata e tij ishte ndërprerë 1 ditë më parë, teksa ai u ngjit në shtyllën veriperëndimore dhe u hodh nga lartësia duke humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat