Osmani: Me përforcimin e ri jemi më të fortë

Futboll

Osmani: Me përforcimin e ri jemi më të fortë

Nga: K. Goca Më: 16 janar 2019 Në ora: 11:33
Osmani: Me përforcimin e ri jemi më të fortë

Ballkani nga Theranda ka ambicie të mëdha për pjesën e dytë të kampionatit, duke kërkuar që të janë në mesin e tabelës, por në anën tjetër të luftojbë edhe për Kupën e Kosovës. Zëvendëspresidenti i klubit, Arben Osmani, tha se me përforcimin e ri do të janë edhe më të fortë.

“Demir Avdiç është përforcimi i ri. Është boshnjak nga Novi Pazari dhe ka luajtur në ekipet, si në Bosnjë, Mal të Zi, Suedi, Malta dhe se fundmi në Austri.

Qendërsulmues nga i cili FC Ballkani pret qe të shënoj gola dhe të ndihmoj klubin për të rrëmbyer Kupën e Kosovës”, tha Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ballkani renditet në vend të nëntë me 21 pikë gjatë stinorit vjeshtor në elitën e futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat