Shqetësime për Panuccin

Futboll

Shqetësime për Panuccin

Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:56
Shqipëria

Pas nisjes deri diku të mirë të vitit 2019, nga legjionarët kuqezi vijnë shqetësimet e para. Mërgim Mavraj, kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka thyer dorën, duke vendosur në alarm drejtuesit e klubit të tij të ri Ingolsdadt, por edhe timonierin e kuqezinjve, Christian Panucci.

Ende nuk është përcaktuar koha e rikuperimit për qendërmbrojtësin, i cili shihet si një nga pikat më të forta të Kombëtares. Gjithsesi, pritet që në startin e eliminatoreve të Euro 2020, në muajin mars, të jetë i gatshëm. Gjithashtu, në mars, do të jetë gati edhe Eros Grezda, një tjetër lojtar i dëmtuar gjatë kësaj faze përgatitore me skuadrën e tij.

Problem për sulmuesin e krahut nuk pritet të jetë dëmtimi i pësuar, por konkurrenca në ekip, pasi gjakovari duhet të fitojë vendin në formacionin e Glasgou Rangers. Por, nëse këto janë dhimbjet e kokës për trajnerin, Christian Panucci ka edhe lajme të mira. Amir Abrashi ka lënë pas dëmtimin e rëndë, duke u bashkuar me Freiburgun në fazën përgatitore për të qenë i gatshëm nën urdhrat e trajnerit.

Dëmtimin e rëndë e ka lënë pas edhe Armando Sadiku, që rikthehet tek Lugano me shpresën që të rigjejë formën e tij më të mirë, për të qenë vendimtar edhe Kombëtaren Shqiptare në eliminatoret që nisin në muajin mars. Gjithashtu nuk paraqet probleme gjendja e Rey Manajt, që ka nisur normalisht stërvitjen me një maskë speciale pas dëmtimit të marrë në fytyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat