Milani e sheh Fellainin si përforcimin kryesor

Futboll

Milani e sheh Fellainin si përforcimin kryesor

Më: 16 janar 2019 Në ora: 13:29

Sipas Mirror Mesfushori i Unitedmund të largohet në merkaton e janarit për 17 milion euro.
Marouane Fellaini nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Manchester United dhe mund të largohet që këtë muaj.
"Mirror" bën të ditur se mesfushori 31-vjeçari ka 18 muaj kontratë, me Djajtë e Kuq dhe për ta lënë të lirë të largohet kërkon 17 milion euro. 
Milani e sheh Fellainin si përforcimin kryesor në mesfushë pasi Bonaventura e ka mbyllur sezonin pas një dëmtimi të rëndë.
Ndërkohë për belgun përvec Milanit, interes ka shfaqur Porto dhe Guangzhou Evergrande që drejtohet nga Italiani Fabio Cannavaro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat