Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë te Besiktas për 500 mijë euro

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë te Besiktas për 500 mijë euro

Më: 16 janar 2019 Në ora: 14:30
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë te Besiktas për 500 mijë euro

Nga Seria A në Superligën turke. Berat Gjimshiti, siç të gjitha mediat italiane e raportojnë, është larg Atalantës dhe shumë pranë Besiktasit. Nga sa bëhet me dije, sidomos në sajtet informative pranë Besiktasit, skuadra turke ka bindur mbrojtësin kuqezi dhe mungon vetëm zyrtarizimi i këtij transferimi.

Mbrojtësit kuqezi i skadon kontrata këtë verë dhe skuadra turke po përfiton për ta transferuar lojtarin që tani. Atalanta kërkonte 1 milion euro, por Besiktasi u tregua i gatshëm të priste verën për ta bërë pjesë të klubit si lojtar të lirë. Por, kur italianët e panë situatën në disfavorin e tyre, janë dorëzuar dhe kanë ulur çmimin në 500 mijë euro.

Kjo ka ndodhur edhe me vetë dëshirën e Gjimshitit, i cili ka njoftuar drejtuesit dhe klubin bergamask për mosdashje që të rinovojë kontratën. Turqit janë gati ta marrin lojtarin, i cili është një dëshirë e madhe e trajnerit turk Senjol Gunesh, duke parë edhe hapësirën e lënë bosh pas largimit të Pepes apo dëmtimet që kanë pësuar lojtarët e repartit të prapavijës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat