Rexhepi firmos liderin e ligës së parë!

Futboll

Rexhepi firmos liderin e ligës së parë!

Nga: K. G. Më: 16 janar 2019 Në ora: 14:49
Rexhepi firmos liderin e ligës së parë!

Skuadra e Vushtrrisë synon rikthimin me çdo kusht në elitën e futbollit, andaj edhe synon që të përforcohet në çdo repart që të jetë sa më e fortë për pjesën e dytë të kampionatit. “Mesfushori me tipare sulmuese Alban Rexhepi nënshkruan me klubin tonë!  Rexhepi (23 - vjeçar), i lindur në Gjilan, pjesë e shkollës së klubit futbollistik Drita nga Gjilani, debutues në moshën 17-vjeçare në ekipin e Dritës për të vazhduar karrierën në ekipet tjera të Superliges së Kosovës dhe të Shqipërisë, ish pjesë e klubit KF Gjilanit, KF Laçit nga Shqiplria, KF Ferizajt dhe tash se fundi pjesë e KF Llapit”, bëhet e ditur nga Vushtrria. FC Vushtrria është lider në ligën e parë, me 38 pikë, tri më shumë se Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat