Kjo fotografi tregon që Higuain ka vendosur të largohet nga Milani

Futboll

Kjo fotografi tregon që Higuain ka vendosur të largohet nga Milani

Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:09
Milani

Sulmuesi argjentinas nuk është i lumtur te skuadra milaneze.

Gonzalo Higuain është çështja kryesore e ditëve të fundit në ambientin e Milanit, teksa sulmuesi ka kërkuar të transferohet në Angli, te Chelsea.

Argjentinasi u bashkua me Milanin verën e këtij sezoni me formulën e huazimit me të drejtë blerje nga Juventus.

Pikërisht ndaj këtyre të fundit, ekipi kuqezi luan Superkupën e Italisë pasditen sotme, ndeshje që pritet të jetë e fundit e Higuain me Milanin.

Kjo gjë konfirmohet edhe më shumë nga foto e fundit e postuara në llogarinë zyrtare të klubit në Twitter.

Në foton e bërë në Arabinë Saudite, ku shfaqet i gjithë ekipi, Gonzalo Higuain është i vetmi që mungon dhe ky fakt ka konfirmuar akoma më shumë lajmet e fundit se “El Pipita” do të jetë lojtari më i ri i Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat