Ministri i Arabisë bën tifo për Ronaldon

Futboll

Ministri i Arabisë bën tifo për Ronaldon

Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:35
Ministri arab bën tifo për Ronaldon

Ministri i sportit në Arabinë Saudite, Abdul Azis është shumë i kënaqur që finalja e Superkupës së Italisë do të zhvillohet aty. Ai thotë se prezenca e dy skuadrave të mëdha do të ndihmojë vendin dhe do të kthejë vëmendjen e botës. “Është një ndeshje që ka shumë vlerë, do të thotë të hapemi me botën.

Ndeshje të tilla na shërbejnë për t’u rritur. Tani është më e lehtë për të ardhur këtu, ndërsa më parë nuk ishte. Pavarësisht rezultatit, shpresoj që Ronaldo të bëjë diçka speciale. Ai nuk zhgënjen kurrë dhe do të jetë bukur që qytetarët tanë ta shikojnë nga afër një lojtar të madh”, ka thënë ministri i sporteve në Arabinë Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat