Kah po shkon Shkëmbim Salihu?

Futboll

Kah po shkon Shkëmbim Salihu?

Nga: K. Goca Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:33
Kah po shkon Shkëmbim Salihu?

Janari është muaj i nxehtë, ku një numër i futbollistëve do të ndërrojnë mjedisin! Shkëmbim Salihu ishte prej futbollisteve më të mirë gjatë vjeshtës në radhët e Vitisë, që garon në ligën e parë, tani është lojtar i lirë dhe ende nuk dihet se ku do të shkojë.  Salihu është më i merituari që Vitia përfundoi vjeshtën në vend të katër me 31 pikë të mbledhura.

“Jam nda prej klubit FC Vitia në mënyrën më të mirë dhe falënderoj klubin, trajnerin për këto 6 muaj që kemi kaluar bashkë. Ka qenë një periudhë e mirë“, tha Salihu për gazetën “Bota sot”. Ai nuk dihet se ku do të shkojë, por merret vesh se ka disa oferta nga klubet ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat