Morata te Atletico, Higuain te Chelsea

Futboll

Morata te Atletico, Higuain te Chelsea

Më: 16 janar 2019 Në ora: 20:50
Alvaro Morata

Zhvillime të rëndësishme pritet të ketë në ditët në vazhdim në tregun e transferimeve të futbollistëve.

Sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, është në rrugë të mirë për t’u rikthyer në La Liga, për t’iu bashkuar skuadrës së Atletico Madrid.

Boshllëkun e Morata, Chelsea do ta mbulojë me Gonzalo Higuain, i cili paraqitet në radhët e Milan, por është i huazuar nga Juventus.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Tuttomercatoweb dhe medieve të tjera, Alvaro Morata është shumë pranë marrëveshjes me Atletico Madridin, duke i pranuar kushtet e skuadrës spanjolle.

Të dy klubet po punojnë në detajet e fundit, dhe transferimi raportohet të jetë afër.

Menjëherë pas largimit të Morata, Chelsea do të hidhet në sulm për Higuain, te i cili po ashtu ekziston dëshira për kalim në ‘Stamford Bridge’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat