Allegri: CR7 ishte vendimtar

Futboll

Allegri: CR7 ishte vendimtar

Më: 16 janar 2019 Në ora: 22:07
Max Allegri

Max Allegri ka pranuar që “Cristiano Ronaldo po tregon që është një lojtar vendimtar dhe shënon në ndeshje të mëdha”, pasi ai shënoi në finale të Superkupës kundër Milanit

Trofeu u vendos nga fituesi i Topit të Artë i cili shënoi me kokë, derisa Franck Kessie u ndëshkua me të kuq.

“Ishte një ndeshje argëtuese me disa mundësi shënimi. Ne kryem detyrat kundër një Milani të mirë që na shkaktoj probleme, por pas kartonit të kuq ne mund të shënonim edhe golin e dytë”.

“Ishte një atmosferë e nxehtë dhe e lodhshme, por ne e merituam ta marrim këtë trofe edhe duke falënderuar qasjen tonë të ekuilibruar gjatë ndeshjes”, tha trajneri për Rai Sport.

“Ne nënshkruam me Cristiano Ronaldon sepse ai është vendimtar dhe shënon gola në ndeshje të mëdha, por e tërë skuadra sonte luajti mirë”.

“Kishte disa kundërsulmeve, derisa ne bëm shumë goditje dhe kishte një gol të anuluar të Paulo Dybalas. Pavarësisht kësaj ne u përpoqëm dhe arritëm që shpejt të kthehemi dhe lejuam disa kundërsulme të Milanit, të cilët na detyronin që të kthehemi pas”.

“Milan luajti mirë, ne bëmë disa gabime në pasimet tona. Ishte një gjysmë ore e mirë për ta, por Milan ishin më të disponuar për lojë, por ne kishim mundësi që ta bënim 2-0, por edhe ky rezultat bën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat