Girona eliminon Atleticon nga Kupa

Futboll

Girona eliminon Atleticon nga Kupa

Më: 16 janar 2019 Në ora: 22:13
Atletico Madridi është eliminuar nga Kupa e Mbretit

Atletico Madridi është eliminuar nga Kupa e Mbretit, pasi barazoi në shtëpi me rezultat prej 3 me 3 ndaj Gironas.

Kaliniq, Correa e Griezmann shënuan golat për vendasit, por ishin të pamjaftueshme për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit, pasi në ndeshjen e parë rezultati ishte 1 me 1.

Dhe me këtë barazim prej 3-3 e çon në çerekfinale Gironan.

Për mysafirët golat i shënuan Fernandez, Stuani e Doumbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat