Ja sa do t’i kushtojë Piatek skuadrës së Milanit

Futboll

Ja sa do t’i kushtojë Piatek skuadrës së Milanit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 22:32
Krzysztof Piatek

Milan do të jenë të detyruar të ndërhynë në tregun e transferimeve këtë afat kalimtar, për të sjellë një sulmues.

Rossonerët shumë shpejtë pritet të humbasin Gonzalo Higuain, i cili do të bashkohet me Maurizio Sarrin te Chelsea.

Zëvendësimi i Higuain te Milan do të vijë nga Serie A.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek, i cili këtë sezon ka shënuar 13 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve.

Media polake ‘Przegląd Sportowy’, bën të ditur se Piatek do t’i kushtojë Milanit nga 40 deri në 45 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat