Real Madridi humbet, por kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Futboll

Real Madridi humbet, por kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 23:32
Real Madrid vs Leganes

Real Madridi është në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Leganes edhe pse ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes për të rikthyer rezultatin, nuk ja kanë arritur pasi që Reali ka ditur ta ruaj epërsinë që e kishte arritur një javë më parë në Santiago Bernabeu.

Në pjesën e parë Leganes ishin shumë më të mirë dhe arritën që të kalojnë në epërsi në minutën e 30-të me anë të Martin Braithwaite për rezultat 1-0, me të cilin rezultat përfundojë edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Real Madridi ioshin më kërkues dhe arritën që të rrezikojnë disa herë portën e vendasve.

Rasti më i mirë që Reali që të barazonte ishte në minutën e 89-të ku Brahim Diaz e goditi shtyllën.

Me rezultat 1-3, Real Madridi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat