Chelsea arrin marrëveshje me Juventusin për Higuainin

Futboll

Chelsea arrin marrëveshje me Juventusin për Higuainin

Më: 17 janar 2019 Në ora: 00:15
Gonzalo Higuain

Chelsea ka arritur marrëveshje me Juventusin për ta transferuar në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni sulmuesin Gonzalo Higuain, raporton Sky Italia.

Mësohet se huazimi mund të vazhdohet edhe për 12 muaj të tjerë me disa kushte.

Higuaini është i huazuar te Milani deri në fund të këtij sezoni, me opsionin që “Rossonerët” ta blejnë atë.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri dëshiron që ta sjellë sulmuesin argjentinas në Stamford Bridge, përkundër shqetësimeve nga bordi i klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat