Romagnoli fajëson gjyqtarin për humbjen e SuperKupës

Futboll

Romagnoli fajëson gjyqtarin për humbjen e SuperKupës

Më: 17 janar 2019 Në ora: 00:21
Kapiteni i Milanit Alessio Romagnoli

Kapiteni i Milanit Alessio Romagnoli ka thënë se ata janë “ndëshkuar me të verdhë për çdo kontakt minimal me lojtarë gjatë ndeshjes së SuperKupës.

Bardhezinjtë fituan 1-0 duke falënderuar golin me kokë të Cristiano Ronaldos, por Franck Kessie u ndëshkua me të kuq për ndërhyrjen që bëri në Emre Can.

“Mënyra se si jemi ndëshkuar ishte e pazakonshme, pasi që ne jemi ndëshkuar për çdo prekje minimale që kemi bërë në lojtarët e Juventusit”, tha Romagnoli për Milan TV.

Romagnoli do të jetë i suspenduar kundër Genoas në Serie A , ndeshje që do të zhvillohet të hënën, për shkak se kishte protestuar te gjyqtari-tre nga pesë kartonët e tij të verdhë këtë sezon kanë ardhur shkaku i protestave.

“Nëse unë si kapiten shkoj dhe flas me gjyqtarin unë ndëshkohem, kjo është irrituese. Ne i respektojmë zyrtarët e ndeshjes dhe ata duhet të na trajtojnë njëjtë”.

Milan i ndezën gjakrat kur nuk ju dha një penallti pasi që Emre Can e rrëzoi nga pas Andrea Conti derisa gjyqtari e injoroi këtë rast.

“Gjyqtari madje me tha se nuk ja vlen as të shikohet VAR për këtë gjë, por unë besoj që ai është dashur ta shikonte atë”.

“Ne e njohim kualitetin tonë dhe duhet të vazhdojmë kështu, të bëhemi gjithmonë e më të mirë. Gjithçka mund të kishte ndodhur në këtë ndeshje dhe ne i shkaktuam shumë probleme Juves”.

“Tani ne shpresojmë që ti fitojmë tri pikë kundër Genoas dhe ta vazhdojmë luftën tonë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat