Kjo është arsyeja pse RB Leipzig nuk do të nënshkruante me Messin dhe Ronaldon

Futboll

Kjo është arsyeja pse RB Leipzig nuk do të nënshkruante me Messin dhe Ronaldon

Më: 17 janar 2019 Në ora: 00:22
Sipas drejtorit të RB Leipzig, Ralf Rangnick, ata nuk do të pranonin një transferim të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Imagjinojeni lajmin sa do që duket i pamundur që RB Leipzig ka hedhur poshtë mundësinë për të nënshkruar me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo.

Jemi të sigurt që reagimi juaj i parë do të ishte: Çfarë po ndodh?

Por sipas drejtorit të RB Leipzig, Ralf Rangnick, ata nuk do të pranonin një transferim të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Sipas tij, transferimi i tyre nuk do t’i përshtatej etikës së klubit.

“Do të ishte absurde të mendonim se do të mund të punonim me ata këtu. Ata të dy janë të vjetër tani, dhe shumë të shtrenjtë”, ka deklaruar Rangnick.

RB Leipzig, të cilët kanë skuadrën me moshë mesatare 22 vjeç, aktualisht renditen në vendin e katërt në Bundesligë.

“Ne kemi një ekip të ri, dhe më të papërvojë në ligë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat