Solari: Duhet të përkrahim Vinicusin

Futboll

Solari: Duhet të përkrahim Vinicusin

Më: 17 janar 2019 Në ora: 00:36
Santiago Solari,

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka vazhduar me komente të mira për Vinicus Junior, i cili ka befasuar të gjithë me paraqitje të mira.

Tekniku argjentinas ka thënë se lojtari brazilian duhet të përkahet nga të gjithë në këtë fillim të aventurës pasi vëmendja mbi atë është shumë e madhe.

“Ne duhet të kujdesi për Viniciusin dhe t’i japim përkrahjen që ka nevojë”, ka thënë Solari në konferencën për media.

“Ai ka talentin e gjithë botës dhe ai është duke e treguar këtë në stërvitje dhe çka është më e rëndësishmja në takime”.

“Por, ai është vetëm 18-vjeçar dhe është rritur këtu shumë. Ndonjëherë tinejxherët rriten shpejt dhe kur janë të ekspozuar, ata kanë përkapjen e lojtarëve të skuadrës së parë”.

“Kishim një skuadër shumë papërvojë ndaj Betisit, por secili lojtari i ri ka një Sergio Ramos apo Casemiro, të cilët janë të rëndësishëm në atë rol”, ka shtuar Solari.

Vinicus është blerë nga Los Blancos në fillimin e 2017 për 46 milionë euro nga Flamengo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat