Cikalleshi konfirmon transferimin te Akhisar

Futboll

Cikalleshi konfirmon transferimin te Akhisar

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:55
Sokol Cikalleshi

Sulmuesi shqiptar bëhet me skuadër të re.

Sokol Cikalleshi gjen skuadër të re në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi shqiptar, pasi mbylli para kohë huazimin te Goztepe, vendosi t’i bashkohej Akhisarsporit, ekip me të cilin ka luajtur i huazuar nga Istanbul Basaksehir në pjesën e dytë të sezonit 2016-2017.

Ashtu siç është njoftuar nga klubi, por edhe nga vetë futbollisti në një postim në rrjetet sociale, Cikalleshi ka nënshkruar për tre vite e gjysmë me skuadrën e tij të re që ka blerë kartonin ng Osmanlispor.

Njoftimi i Cikalleshit:

Unë tashmë nuk jam më pjesë e klubit Goztepe! Unë dhe menaxheri im vendosëm të shkëpusim marrëdhëniet profesionale me mirëkuptim me klubin për 2 arsye:

E para: Pasi hapësirat e mia për të luajtur ishin te pakta dhe për shume arsye kjo vazhdoi shumë gjatë!

E dyta: U hap drita jeshile për të lëvizur tek cilido klub në Superligë në merkaton e janarit!

Faleminderit Goztepe për bashkëpunimin edhe pse të shkurtër që kaluam bashkë! Që nga sot me shumë lumturi bëj me dije që mes 3 ofertave që kisha zgjodha ekipin ku ndjehem si në shtëpi që më hapi dyert pa hezitim për të më bërë pjesë të tyrin, Akhisarspor! Presidenti i ekipit bleu përfundimisht kartonin tim nga klubi Osmanlispor dhe bashkë firmosëm një kontratë 3.5 vite! Falënderoj klubin Osmanlispor për gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe i uroj suksese të mëtejshme! Jam shumë i uritur për të luajtur dhe po pres me padurim të zbres në fushë për ekipin tim të ri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat