Imke: E zgjedhi skuadrën sipas madhësisë së p...! Sikur ta thoshte një trajnere e Kosovës, çfarë do të ngjante...

Futboll

Imke: E zgjedhi skuadrën sipas madhësisë së p...! Sikur ta thoshte një trajnere e Kosovës, çfarë do të ngjante...

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:28
Imke: E zgjedhi skuadrën sipas madhësisë së p...! Sikur ta thoshte një trajnere e Kosovës, çfarë do të ngjante...

Deklarata e trajneres së klubit të futbollit gjerman BV Cloppenburg (meshkujt), Imke Wubbenhorst, ka çuar në këmbë jo vetëm botën e futbollit. “E zgjedhi skuadrën sipas madhësisë së penisit!”, ka thënë  Imke për “Welt”. Sikur ta thoshte një deklaratë një trajnere e Kosovës, çfarë do të ngjante...

Image

Sigurisht do të shkaktonte tërmet! Edhe pse në Kosovë nuk kemi trajnere që udhëheqin ekipin e meshkujve. Në fakt, një deklaratë e tillë do të shkaktonte tërmet, ndoshta edhe shkarkim të menjëhershëm të trajneres dhe në anën tjetër do të konsiderohej si lavire, e pamoralshme dhe që ka skuqur edhe atë sport, atë ekip që ka udhëhequr. Deklarata e saj po komentohet nga mediat e shumta, si një deklaratë seksiste, por tek në Kosovë, do të ishe i injoruar edhe nga rrethi ku jeton, sidomos nuk do të durohej në asnjë formë nga ana e familjes. Në botën evropiane është diçka tjetër.

Pavarësisht kësaj, shpresojmë se kësi lloj deklarata mos të na ngjajnë te trajneret tona, se kushedi se cila do të ishte forma e reagimit apo edhe e ndëshkimit, ngase edhe federatat tona do ta kishin dënuar ndoshta edhe përjashtuar.

E dyta, reagimi do të ishte me vend, për faktin se nuk lejohet dhe as tolerohet një fjalor i tillë pavarësisht është me humor apo në formë injorance.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat