Solari nuk deshi të diskutojë shumë me gazetarë

Futboll

Solari nuk deshi të diskutojë shumë me gazetarë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:02
Solari nuk deshi të diskutojë shumë me gazetarë

Santiago Solarit nuk deshi të diskutojë shumë me gazetarë humbjen e Real Madridit ndaj Leganes, e 10-ta këtë sezon në të gjitha garat.

Në konferencë për shtyp, Solari qëndroi shumë pak, i zemëruar për humbjen 1-0 nga Leganes, edhe pse falë fitores3-0 në ndeshjen e parë, u kualifikuar në çerekfinale të Copa del Rey.

Solari nuk humbi shumë kohë për përgjigje, duke thënë gjithçka shkurt dhe sipas MARCA-s, konferenca zgjati vetëm tre minuta e 10 sekonda.

“Të gjithë kishin nevojë për minuta dhe ata i morën ato”, tha ai.

“Kur diçka nuk funksionon, ju duhet të përmirësoni dhe ne e bëmë atë pas ndryshimit kur Dani Ceballos erdhi, por nuk ishte e mjaftueshme”.

Solari shpreson ta ketë për fundjavë Karim Benzeman, pavarësisht gishtit të tij të thyer.

“Kemi nevojë për Benzema kundër Sevilles, sepse ai është ai referencë për ne dhe shpresojmë ta kemi atë për atë lojë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat