Romagnoli ankohet për gjyqtarin: Na ndëshkonte për çdo faul

Futboll

Romagnoli ankohet për gjyqtarin: Na ndëshkonte për çdo faul

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:20
Alessio Romagnoli

Kapiteni i Milanit nuk është ndarë i kënaqur me mënyrën e gjykimit të ndeshjes nga Luca Banti.

Edhe Alessio Romagnoli ishte jo pak nervoz përpara mediave pas takimit të djeshëm mes Juventusit dhe Milanit që u mbyll me fitoren 1-0 të bardhezinjve.

Ai u ndëshkua me karton dhe do të humbë ndeshjen e radhës. Në lidhje me gjykimin në Superkupë, kapiteni i Milanit kritikoi gjyqtarin Banti.

“Çështja e kartonëve ishte e çuditshme. Pas çdo dueli ndëshkoheshim me karton të verdhë ose të kuq”, tha Romagnoli.

“Nëse unë si kapiten shkoj të flas me gjyqtarin dhe ai më tregon kartonin e verdhë, është normale që të mërzitem”. “Ne i respektojmë të gjithë, por edhe pretendojmë respekt. Në rastin e Contit, Banti më tha se nuk kishte asgjë për të kontrolluar në VAR, por sipas meje duhet ta kishin parë”, u shpreh mbrojtësi italian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat