Shala: I thërras në telefon, por ata me thonë: Këto ditë kryhen borxhet...

Futboll

Shala: I thërras në telefon, por ata me thonë: Këto ditë kryhen borxhet...

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:46
Shala: I thërras në telefon, por ata me thonë: Këto ditë kryhen borxhet...

Nuk kanë të sosur problemet që po ballafaqohen futbollistët nëpër klubet e ndryshme të Kosovës. Problemet janë të ndryshme, por shqetësimi më i madh është se iu vonohet paga apo ngjan edhe nuk i jepet fare, duke lënë në pozitë të palakmueshëm. Mesfushori Bashkim Shala shpreh shqetësimet e tija që ka me klubin e Besës nga Peja.

Futbollisti tha se ka kërkuar edhe nga organet përkatëse të Federatës së Futbollit të Kosovës, që t’i shkëputet kontrata me klubin e Besës po ashtu edhe t’i shlyhet borxhi! Ai është në presion, por shpreson se do të ketë zgjidhje gjatë këtyre ditëve dhe pastaj të vendos për të ardhmen e tij. Shala nuk kërkon asgjë më shumë, kërkon pagat që ia kanë borxh, t’i paguhet djersa e tij.

“Bota sot”: Çfarë po ngjan me ju?

Bashkim Shala: Në ditën e pardjeshme kam bërë ankesë për shkëputjen e kontratës në organet e FFK-së me klubin e Besës për shkak të mos përmbajtjes së marrëveshjes që kemi pas. Domethënë mi ka dy paga e gjysmë borxh, kështu që e kam pa te arsyeshme mu ankuar sepse me zyrtarët e klubit është shumë vështirë ose e pamundur mu takuar e me biseduar rreth këtyre problemeve.

“Bota sot”: Cilat janë arsyet që ata nuk përgjigjen?

Bashkim Shala: Arsyet nuk i dimë, unë i kam marr në telefon disa herë por në shumë raste nuk e hapin, kur e hapin telefonin, dëshiroi me diskutua me ta, me bë një zgjidhje rreth borxhit ‘ata’ vetëm me thonë këto ditë kryhen borxhet, në fakt vetëm fjalë.

“Bota sot”: Çfarë do të bëni tash e tutje?

Bashkim Shala: Tash e tutje besoj që federata na lejon të jemi lojtar të lirë pas shqyrtimit të ankesës sime dhe të shlyhet borxhi i Besës ndaj meje, sipas rregullores së FFK-së.

“Bota sot”: A mund të firmosni për ndonjë ekip tjetër apo do të mbeteni peng i Besës?

Bashkim Shala: Po, sipas FFK-së do të jam lojtar i lirë, pasi ta shqyrtojmë ankesën. Jam i hapur për oferta.

“Bota sot”: A keni oferta nga klubet e elitës?

Bashkim Shala:  Oferta jo, se kam qenë nën kontratë, tash e pas besoj që do të jam i hapur për oferta.

“Bota sot”: Çfarë iu brengos më shumë në futbollin e Kosovës?

Bashkim Shala:  Me brengos fakti i këtyre problemeve, si problemi me Besën për mos shlyerjen e mjeteve financiare, edhe në shumë klube tjera qëndrojnë këto probleme. Shpresojmë që shpejt të rregullohen këto probleme financiare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat