Barcelona ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga "El Mundo"

Futboll

Barcelona ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga "El Mundo"

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:34
Barcelona ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga "El Mundo"

Barcelona ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga "El Mundo" se ka aktivizuar një lojtar të skualifikuar në ndeshjen e luajtur javën e kaluar kundër Levante-s në Kupën e Mbretit. Juan Bandariz, për të gjithë Chumi, është aktivizuar nga Valverde pavarësisht se është skualifikuar me ekipin e dytë të katalanasve pas kartonit të pestë të verdhë të marrë 6 janarin e kaluar në ndeshjen e luajtur kundër Castellon. 

Është një situatë e ngjashme me atë të Denis Cheryshev, i cili është aktivizuar kur ishte i skualifikuar dhe Real Madrid u përjashtua nga Kupa e Mbretit. Megjithatë, Barcelona ka përgënjeshtruar gjithçka duke u bazuar te një ndryshim i rregullores të bërë në nëntor. 

"El Mundo" ka cituar nenin 56.3 të kodit disiplinor, që thotë: "Deri në momentin e shlyerjes së skualifikimit me skuadrën e tij, lojtari nuk mund të luajë në kategoritë superiore". 

Barcelona, nga ana e saj, ka shpjeguar se ky rregull është ndryshuar dhe thotë se dënimet e lehta shlyhen në kompeticionin ku janë marrë, ndërsa ndëshkimet e rënda shtrihen në disa kompeticione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat