Vritet gazetari që zbuloi korrupsionin në futboll

Futboll

Vritet gazetari që zbuloi korrupsionin në futboll

Më: 17 janar 2019 Në ora: 18:01
Pamje nga një ndeshje

Policia në Gana njoftoi se burrat e armatosur në një motor kanë vrarë gazetarin hulumtues Ahmed Hussein, i cili po punonte për zbulimin e korrupsionit në futbollin afrikan. Hussein u vra mbrëmë kur u godit nga një armë zjarri dy herë në gjoks dhe një herë në qafë, njoftoi AP. Ai ishte pjesë e ekipit, kryesuar nga Anas Aremejav Anas, një gazetar i njohur hulumtues. Puna e gazetarit përfshinte një anëtare të FIFA-s në Këshillin e FIFA-s, njeriu i dytë më i fuqishëm në futbollin afrikan, Kwai Nyantaky, i cili u ndalua për marrje ryshfeti në sport vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat