Fetahu ia siguron një pikë Maqedonisë

Futboll

Fetahu ia siguron një pikë Maqedonisë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 18:08
Fetahu ia siguron një pikë Maqedonisë

Maqedonia U17, në  kuadër të garave të Mercedes Cup,  u përball me përfaqësuesen e vendit nikoqir, Turqinë.  Ishte kjo ndeshja e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit B, në të cilën nuk pati fitues.  Turqia në avantazh kishte kaluar në minutën e 40-të të ndeshjes me golin e shënuar nga Efecan Barlık. Maqedonisë pikën e vetme në këtë turne prestigjioz ia siguroi Behar Feta në minutën e 52-të të ndeshjes, kur vendosi rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje. Kështu Feta ka vazhduar serinë e paraqitjeve të mira në fanellën e përfaqësues së vendit fqinj. Ai edhe pse i lindur në vitin 2003, tani më është transferuar në një futbollist kyç në mesfushën e djathtë të vendit fqinj. Maqedonia  në këtë ndeshje luajti me plotë shtatë futbollist shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat