Ajeti shënon për Baselin, fitojnë ndaj hungarezëve

Futboll

Ajeti shënon për Baselin, fitojnë ndaj hungarezëve

Nga: K. Goca Më: 17 janar 2019 Në ora: 18:30
Ajeti shënon për Baselin, fitojnë ndaj hungarezëve

Skuadra e Zvicrës, Baseli, shënon fitore me rezultat minimal 2:1 kundër Puskas Academy nga Hungaria. Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti ka shënuar në këtë miqësore, duke konfirmuar se është në formë të mirë për pjesën e dytë të kampionatit që fillon me 3 shkurt. Ajeti shënon në minutën e 10-të e Frei në atë të 86-tën për fitoren e  Baselit dhe sulmuesi Liridon Latifi (89') ka realizuar eurogol për Puskas Academy. FC  Baseli synon që të përgatitet sa më mirë për sfidën e parë pranverore në udhëtim ndaj Grasshoppers-it. Baseli është në vend të dytë me 30 pikë në elitën e futbollit zviceran, ngec për 19 pikë nga lideri Youn Boys, por synimet e tyre janë që ta ruajnë pozitën aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat