Chelsea dërgon skautë për të vëzhguar nga afër yllin e Kosovës

Futboll

Chelsea dërgon skautë për të vëzhguar nga afër yllin e Kosovës

Më: 17 janar 2019 Në ora: 19:12
Chelsea dërgon skautë për të vëzhguar nga afër yllin e Kosovës

Chelsea është vetëm një prej shumë skuadrave angleze që po interesohet për shërbimet e yllit të Heerenveen dhe Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli.

Gjiganti mediatik nga Britania, “Sky Sports” raporton se “Të Kaltërit” kanë dërguar skautë për të monitoruar nga afër situatën e sulmuesit këtë fundjavë.

Zeneli, 23-vjeçar, mbetet pa kontratë në verë dhe mund të jetë i disponueshëm për shumën prej 7 milionë eurove.

Sidoqoftë, Chelsea nuk është skuadra e vetme që po interesohet për të.

Raporti shton se përfaqësues të Galatasaray gjithashtu do të jenë prezentë në Amsterdam këtë fundjavë.

Heerenveen takohet me Ajaxin dhe Zeneli pritet të aktivizohet nga minuta e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat