Higuain, nesër testet mjekësore të Chelsea

Futboll

Higuain, nesër testet mjekësore të Chelsea

Më: 17 janar 2019 Në ora: 23:42
Gonzalo Higuain

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain raportohet se nesër (e premte) do ti kryejë testet mjekësore, derisa ai sonte do të ateroi në Londër

Sipas Corriere dello Sport, Higuain pritet që ti bashkohet Chelsea dhe formalisht nesër pritet që ai ti kryej testet mjekësore dhe të nënshkruaj kontratën.

Për më shumë, Milan “janë në kontakt të vazhdueshëm” me sulmuesin e Genoas Krzysztof Piatek dhe një “marrëveshje” pritet të kryhet pasi që Juventus ta huazojë në Londër Higuainin.

Gazeta nuk ka folur për termat e kalimit të 31 vjeçarit në Stamford Bridge, por ai pritet ti bashkohet Bluve fillimisht si i huazuar deri në fund të sezonit, me opsion blerjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat