Kërcënohet me vdekje

Futboll

Kërcënohet me vdekje

Më: 18 janar 2019 Në ora: 10:25
Davide Lipi

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një nga menaxherët më të njohur të lojtarëve si Kielini e Politao, Davide Lipi, është dhunuar përpara banesës në Milano.

Kujtojmë se Davide është djali i Marçelo Lipit, ish-trajnerit të kombëtares. Policia italiane bën të ditur se 3 persona kanë sulmuar menaxherin pranë shtëpisë dhe e kanë goditur vazhdimisht me shkelma e grushta, madje duke e kërcënuar edhe me vdekje. Davide ka arritur të shpëtojë duke vrapuar drejt pallatit të tij. Nuk bëhet ende e ditur arsyeja e sulmit ndaj, por policia dyshon se personat e përfshirë kanë dashur ta trembin për shkak të profesionit që ai ushtron dhe se nuk ka qenë një tentativë grabitjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat