Humb edhe Blerim Krasniqin para Partizanit

Futboll

Humb edhe Blerim Krasniqin para Partizanit

Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:40
Humb edhe Blerim Krasniqin para Partizanit

Skënderbeu merr një tjetër goditje të rëndë një javë para nisjes së pjesës së dytë të Superiores. Mësohet se gjatë seancës stërvitore të së enjtes, sulmuesi Blerim Krasniqi ka pësuar një dëmtim, që do ta mbajë disa javë larg fushave të blerta.

22-vjeçari sipas sinjaleve që vijnë nga klubi korçar ka pësuar tërheqje muskulore, që do të thotë se do t’i duhen të paktën dy javë për t’u riaftësuar plotësisht.

Një tjetër problem serioz për trajnerin Orges Shehi, që është në emergjencë me dëmtimet dhe e ka të vështirë të zgjedhë elementët e duhur për formacionin kundër Partizanit, në takimin e parë të fazës së tretë, që do të zhvillohet në Korçë.

Kampionët në fuqi kanë humbur po për arsye dëmtimi edhe Demten, Lulajn dhe Dejvi Bregu, çka e kushtëzon në maksimum Shehin në zgjedhjen e formacionit titullar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat