Arsenal i vendosur për ta përvetësuar Suarezin

Futboll

Arsenal i vendosur për ta përvetësuar Suarezin

Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:15
Denis Suarez

Skuadra e Arsenalit është e vendosur që t’ia rrëmbejë Barcelonës mesfushorin Denis Suarez.

Së fundmi, futbollisti spanjoll ka bërë një marrëveshje me skuadrën katalunase dhe për këtë arsye është raportuar se ai do të qëndrojë në këtë klub, shkruan Goal.

Mirëpo tani skuadra angleze i ka bërë mesfushorit Suarez, një ofertë shumë më të mirë.

Klubi i Arsenalit është i gatshëm që ta paguajë Suarezin dy milionë euro si pikënisje dhe 20 milionë euro shtesë për ta bërë një marrëveshje të përhershme me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat