104-vjeçari dhe Xherdan Shaqiri

Futboll

104-vjeçari dhe Xherdan Shaqiri

Më: 18 janar 2019 Në ora: 13:40
104-vjeçari dhe Xherdan Shaqiri

Liverpooli do të presë nesër në “Anfield” skuadrën e Crystal Palace, për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të xhiros së 23 në Premielrigë, nga ora 16:00.

Në këtë ndeshje do të jetë një person i veçantë në shkallët e stadiumit, ai është – Bernard Sheridan, 104 vjeçar, tifoz i Liverpoolit që nga fëmijëria. Ai ka festuar këtë javë 104 vjetorin e lindjes dhe për shkak se ka mbështetur skuadrën në të mirë dhe të keq për 96 vite, Klopp, si dhuratë, i ka bërë ftesë për të qenë i pranishëm në “Anfield” dhe pritet ashtu të ndodhë.Sheridan e ka parë shumë shpesh Liverpoolin duke fituar trofe, por jo në vitet e fundit, pasi “Redsat” nuk e kanë fituar titullin e Premier League që 29 vite.

Dëshira e Sheridanit është që para se të largohet nga kjo botë, ta shikojë edhe njëherë Liverpoolin duke u shpallur kampion i Anglisë. Kjo dëshirë edhe mund t’i realizohet, pasi Liverpooli s’ka qenë kurrë më afër se këtë edicion.Pas 22 xhirove, prin në Premielrigë me 57 pikë, 4 më shumë se Manchester City që ka 53. Në fakt, 104 vjeçari do të jetë mysafirë i Liveerpoolin, ku luan ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat