Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një workshop ndërkombëtar me titull: “Sports law and arbitration: a practical perspective on selected legal issues” (E Drejta Sportive dhe Arbitrazhi: një vështirim praktik mbi çështje të përzgjedhura ligjore).
Para fillimit të eventit, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur për mediat, ku ndër të tjera është pyetur edhe për dokumentin e publikuar para pak ditësh, ku FSHF njoftohej disa muaj më parë për një hetim të hapur nga UEFA rreth ndeshjeve të Luftëtarit në kupat e Europës.
Duka ka folur shkurt, duke iu shmangur kësaj teme, por përgjigja e tij ka qenë e çuditshme, pasi hetimi i një klubi shqiptar tashmë trajtohet si diçka normale, rutinë.
"Nuk e di a ka një hetim në lidhje me Luftëtarin, por është normale. Për sa kohë ka aktivitet sportiv, çdo klub apo individ edhe mund të hetohet, edhe mund të dyshohet".