Krahasimi në cilësi dhe vendimet taktike në lojë

Futboll

Krahasimi në cilësi dhe vendimet taktike në lojë

Nga: Fetah Veliu Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:24
Fetah Veliu

Debate

Në lojën e futbollit akterët profesionist, trajnerët, të cilët drejtojnë skuadrën, shumë pak ose aspak nuk ja lënë rastit apo fatit në lojën e futbollit, por strategjisë dhe filozofisë së koncepteve taktike të parashtruara për lojtarët, repartet dhe skuadrën në realizimin e detyrave, moduleve skematike të lojës. Sidomos, rëndësi të veçantë i kushtojmë transformimeve të lojtarëve dhe skuadrës në fazat e saj, e sidomos veprimit të lojtarëve në hapësirë dhe kohë në dy fazat e lojës dhe në veçanti veprimi të lojtarëve në hapësirë, si në posedim dhe po ashtu edhe ne situatë të mos posedim të topit. Hapësira në lojën e futbollit përmbledh realizimin e detyrave taktike, pozicionale të lojtarëve, si në veprimet vertikale e po ashtu edhe në ato horizontale të skuadrës në dy fazat e lojës.

Koncepti taktik në lojën e futbollit parasheh edhe njohjen dhe aplikimin e lojtarëve të parimeve të lojës së futbollit si: ekuilibri, racionalizimi, sinkronizimi, administrimi, funksionalizimi, veprime këto organizative, sa taktike po ashtu edhe mentale të skuadrës, si në realizimin e detyrave taktike të dhëna dhe sidomos në funksionalitet dhe përformancë të lartë të organikës në lojë.

Nëse këtyre koncepteve taktike të lojës i shtohet edhe njohurit e zbatimit në funksion, sinkrom të realizimit të modelit të presionit dhe presingut në lojë, atëherë aludohet dhe sugjerohet që një strateg i futbollit i mbështetur fuqishëm, i bindur dhe me guxim tek konceptet profesionale të parashtruar për lojtaret dhe skuadrën, që aludohet të funksionoj dhe ata, lojtarët të jenë të motivuar dhe funksional në lojë dhe zbatim të detyrave paraprakisht të prezantuara për çdo situatë të lojës. Unë rekomandoj dhe jam admirues i lojës së guximshme, të lojës ofensive me koncepte të larta të veprimeve dhe zbatime të modeleve dhe parimeve të lojës dhe realizimit konceptuale të hapësirës dhe kohë të skuadrës në dy fazat e lojës.

Krahasimet janë evidente, sa i përket cilësisë dhe vlerave të lojtarëve që posedojnë trajnerët nëpër skuadrat e tyre që drejtojnë. Por, gjithmonë duhet të mbështetemi në komparacionin e zbatimit të komponentes, modelit taktik, që i përshtatet cilësisë poseduese të futbollistëve në skuadër. Nëse trajneri, drejtuesi i skuadrës, posedon planprogram taktik gjatë fazës përgatitore dhe implementon në cikle njësit specifike taktike, sjell stabilizim të duhur në proceset trajnuese taktike të skuadra bazë garuese, ai trajner, është në rrugëtim të duhur të orientohet më tej gjatë ndeshjeve miqësore testuese për modelin orientues taktik për skuadrën dhe me këtë është shumë i qartë për arritjet e tija në punën profesionale dhe të skuadrës në zbatimin e filozofisë së tij taktike për skuadrën në ndeshjet kampionale, duke bërë dhe arrit që skuadra e tij të jetë e njohur, e motivuar dhe funksionale në përformancë të mire dhe rezultate të pritura!

E kundërta, pa planprogram trajnues taktik, pa njohuri të larta profesionale dhe trajnuese nëpër cikle të ndryshme organizative me skuadrën, vështirë do ta ketë, që një trajner të jetë teknokrat, të përmbushë parashikimet e tija planifikuese, organizative dhe me këtë, do të jetë i drejtuar nga mossuksesi dhe retorikave dekadente të mosrezultateve dhe avancimit të tij si trajner premtues dhe me arritje të larta profesionale! Nuk duhet defetizëm të mbretëroj në taborin e lojtarëve, të skuadrës, nëse më parë janë parezentuar, organizuar, trajnuar konceptet e larta taktike për organikën ekzistuese të lojtarëve, të cilët nëse janë njohur paraprakisht me filozofin organizative taktike të trajnerit, me te gjitha njësit operacionalizuese taktike për një ndeshje garuese, atëherë themi dhe vlerësojmë se skuadra dhe lojtarët janë lartë të motivuar në zbatimin e detyrave të dhëna, të njohura taktike, me këtë të përformojnë mirë dhe të arrijnë rezultate pozitive në një ndeshje garuese, kampionale!

Autori është trajner i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat