Ish-mesfushori i Shkëndijës akord me Skënderbeun

Futboll

Ish-mesfushori i Shkëndijës akord me Skënderbeun

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:30
Ish-mesfushori i Shkëndijës akord me Skënderbeun

Shqipërim Taipi është afrimi i dytë tek ekipi i Skënderbeut. Mesfushori i qendrës, që mund të luajë edhe para mbrojtjes, vetëm pak ditë më parë kishte prishur kontratën me ekipin e Shkëndijës, ku luante që nga vera e 2018-ës.

Mesfushori 21-vjeçar, i gjatë 1.74m, ka luajtur më parë edhe me klubet e Shkupit dhe Prishtinës, ndërsa tashmë do të jetë një përforcim për korçarët në një repart ku ka shumë mungesa.

Këmba natyrale e Taipit është e djathtë, ndërsa në treg kartoni i tij vlerësohet me 75 mijë euro, nga portali “transfermark.com”. Ky është afrimi i dytë për korçarët, pas Elmir Asanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat