Kosova U-16 merr pjesë në turneun e Dubait

Futboll

Kosova U-16 merr pjesë në turneun e Dubait

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:36
Kosova U-16 merr pjesë në turneun e Dubait

Kombëtarja e Kosovës për grupmoshën deri 16-vjeç nën drejtimin e përzgjedhësit, Besnik Kollari, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të kësaj grupmoshe në Dubai, që mbahet prej 8 deri më 15 shkurt. Sipas drejtorit për marrëdhënie me jashtë dhe të ekipeve kombëtare, Artan Govori, ftesa për pjesëmarrje në këtë turne ka ardhur nga Federata e Emirateve të Bashkuara Arabe, derisa krahas Kosovës dhe kombëtares nikoqire në grup do të jetë edhe Belgjika dhe Republika e Çekisë. Të gjitha shpenzimet e akomodimit në Dubai do t’i mbulojë Federata e UAE-së, derisa FFK-ja do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat