Pogba: Jemi në gjendje të mundim rivalët e mëdhenj

Futboll

Pogba: Jemi në gjendje të mundim rivalët e mëdhenj

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:05
Pogba: Jemi në gjendje të mundim rivalët e mëdhenj

Futbollisti Paul Pogba nuk e ka kaluar ende dramën emocionale të shkaktuar nga ish-trajneri Jose Mourinho, të cilit i rikthehet sa herë që ka mundësi për ta thumbuar. Me Solskjaer trajner të ri gjithçka është më e lehtë. Në të vërtetë, që nga mbërritja e trajnerit norvegjez në bankën e “Djajve të Kuq”, Manchester United ka ndryshuar marshin e vrapimit, duke siguruar deri më tani 6 fitore në 6 ndeshjet e zhvilluara, ndërkohë që vetë Pogba duket sikur ka rilindur, duke numëruar 4 gola dhe 5 asistime në 5 takime. “Jemi optimistë tanimë që po rigjejmë veten, duke iu afruar akoma më shumë ekipeve kryesueseve. Na nevojiteshin pikë dhe tani vërtetojmë se jemi në gjendje të mundim rivalët e mëdhenj”, ka thënë Pogba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat