Roma ka hedhur sytë nga Reali

Futboll

Roma ka hedhur sytë nga Reali

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:13
Roma ka hedhur sytë nga Reali

Roma ka hedhur sytë nga Real Madridi për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Verdhekuqtë synojnë të transferojnë Nacho Fernandez, i cili ka një kontratë që përfundon në vitin 2020. Nacho është një lojtar që pëlqehet shumë nga presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, i cili vështirë se do të heqë dorë prej tij dhe është gati t’i ofrojë rinovimin. Megjithatë, hapësirat e pakta në formacion me mbërritjen e Solarit në drejtimin e Realit, mund të bëjnë që vetë mbrojtësi të vendosë të ndryshojë ambient, për të luajtur në një tjetër ekip. Roma synon të jetë sa më lartë në kampionatin italian, të sigurojë një vend në garat e Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat