Ramadani: Kushtet ideale në Antalia, Feronikeli kërkon formën më të mirë

Futboll

Ramadani: Kushtet ideale në Antalia, Feronikeli kërkon formën më të mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2019 Në ora: 19:27
Zekirija Ramadani

Nënkampioni vjeshtor Feronikeli nga Drenasi, vazhdon përgatitjet në Antalia të Turqisë. Synimet e Feronikelit janë që të përgatiten sa më mirë dhe të janë të gatshëm për betejat që i presin në elitën e futbollit të Kosovës, po ashtu edhe për Kupë.

Edhe nga njohësit e futbollit vlerësohet se pjesa e dytë e kampionatit do të jetë shumë e nxehtë, për faktin se tri skuadra luftojnë për titullin e kampionit, si Prishtina e cila prinë në renditje me 40 pikë, një më shumë se Feronikeli, kurse Llapi është në pozitën e tretë me 35 pikë, kurse skuadrat tjera nuk e kanë qetësinë, për faktin se sa mund të janë lartë në renditje mund të bien edhe në zonën e rrezikut për mbetjen në ligë.

Feronikeli është i përqendruar në luftë për titullin e kampionit po ashtu edhe për Kupën e Kosovës. Kryetrajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, tha se kushtet në Antalia janë të përsosura dhe sipas tij, është një vend ideal edhe për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, për të pa formën secilit futbollist.

“Bota sot”: Feronikeli vazhdon përgatitjet në Antalia, cilat janë kushtet dhe atmosfera?

Zekirija Ramadani: Me të vërtetë gëzojmë kushte të jashtëzakonshme, me fusha shumë të mira dhe mundohemi t’i shfrytëzojmë në maksimum kushtet për ta përmirësuar gjendjen fizike e taktike të futbollistëve. Kemi një atmosferë shumë të mirë dhe jam i bindur që atmosfera në ekip është arma jonë kryesore.

“Bota sot”: A do të shërbejë Antalia edhe për miqësore dhe a keni në plan edhe testimin e futbollistëve të rinj?

Zekirija Ramadani: Po, pikërisht për ndeshje kontrolluese të forta ne kemi ardh në Antalia dhe deri tani i kemi planifikuar katër ndeshje dhe do të shërbej për t’i provuar të gjithë dhe për të marr formën e duhur.

“Bota sot”: Feronikeli lufton në dy fronte, a besoni se me ekipin që keni do t’i arrini objektivat?

Zekirija Ramadani: Patjetër që besoj, duke e ditur se çfarë kualiteti kemi në ekip dhe me bën të jem shumë optimist për të arritur objektivin.

“Bota sot”: Prishtina në krye, Llapi po përforcohet, po ku janë përparësitë e Feronikelit?

Zekirija Ramadani: Mendoj që kemi një konkurrencë të shëndoshë dhe kemi 22 futbollist që mund të llogaris unë si trajner dhe loja e rrjedhshme e jona, stabiliteti i ekipit, krijimin e shumë rasteve në ndeshje mendoj që janë si përparësi.

“Bota sot”: Çka i duhet më shumë Feronikelit?

Zekirija Ramadani: Na duhen më shumë pikë dhe asnjë gjë tjetër.

“Bota sot”: A keni nevojë për përforcime dhe në cilat reparte?

Zekirija Ramadani: Ne i kemi marr ato lojtar që kemi menduar se na duhen dhe mendoj që nuk kemi nevojë për me tepër futbollist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat