Inter në këmbë, Wanda Nara jep lajmin e bujshëm për Icardi

Futboll

Inter në këmbë, Wanda Nara jep lajmin e bujshëm për Icardi

Më: 18 janar 2019 Në ora: 21:54
Wanda Nara dhe Mauro Icardi

Më në fund e mori edhe Wanda Nara "vlerësohet" me “Tapirin e Artë” që jepet nga emisioni televiziv Italian “Striscia la Notizia”. Ky "trofe" shkon për bashkëshorten menaxhere të Mauro Icardi, dhe lidhet me paqartësinë e së ardhmes të sulmuesit argjentinas të Inter.

“A do të rinovjoë këtë kontratë, apo jo?”, u pyet Wanda Nara nga gazetari i njohur i emisionit dhe personazhi që dorëzon trofeun. Nuk ka munguar as përgjigja e bashkëshortes menaxher te Icardit: “Do të rinovojë, do të rinovojë”, deklaroi Wanda Nara.

Një bisedë që vijoi edhe përtej, me gazetarin që nuk ndali provokimet e tij: “Por a e do Marotta Icardin?” dhe Wanda përgjigjet: “Po patjetër, nuk ka asnjë ftohje mes tyre, gjithëka shkon mirë”.

Image

Staffelli e pyeti edhe për gjobën prej 100.000 euro, me të cilën klubi ndëshkoi sulmuesin argjentinas, për kthimin me vonesë në skuadër, pas pushimeve dimërore: “Nuk ka asnjë gjobë”, deklaroi Wanda, e cila mohoi edhe akuzat e Maxi Lopez, mbi telefonatat sekrete të saj: “Mendon se mund të ekzistojnë? Të duket normale?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat